FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Apolonia ndal Partizanin, fitojnë Tirana dhe Kastrioti (VIDEO)

Partizani pas 3 fitoresh radhazi ndalet në Superiore. Skuadra e Ilir Dajës nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Apolonisë. Në minutën e 24-t, Haxhiu del mjaft mirë në krahun e majtë, pason në zonë, atje ku Hakaj në tentativë për të larguar topin e dërgoi në rrjetën e tij. Partizani vuajti shumë për të gjetur golin e barazimit, që do të vinte në minutën e 76-të me Cordeiron që devijon një top brenda zonës duke e dërguar në kuadrat.

Tirana pas Vllaznisë mori një tjetër 3 pikësh të rëndësishëm në kampionat. Skuadra bardheblu mundi pastër 2-0 Bylisin. Behiratche në minutën e 40-të dhe Ismailgeci në të 75-ën ishin autorët e golave.  Kastrioti fundos Skënderbeun, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në Korçë. Golin e vetëm e realizoi Devid në minutën e 50-të. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?