Apolonia shtang Kastriotin, Skënderbeu fiton duelin e mbijetesës me Bylisin (VIDEO)
Apolonia është rikthyer te fitorja në kampionat, e cila është e katërta në këtë sezon. Skuadra fierake triumfoi 2-1 kundër Kastriotit, falë dygolëshit të Mario Gjatës. Në minutën e 20-të, Gjata do të përfitonte nga rrëmuja në zonën e kundërshtarit për të gjetur golin e avantazhit. Në minutën e 25-të ai kishte shansin për të dyfishuar shifrat, por do të ndalej nga një pritje e Hidit.
Sidoqoftë festa ishte sërish për vendësit, pasi në minutën e 31-të fierakët do të tregoheshin të saktë. Sërish protagonist do të shfaqej Mario Gjata, i cili më shumë klas realizoi golin e dytë për të tijtë. Presingu i krutanëve rritet ndjeshëm dhe në të 64-tën do të ngushtohej rezultati. Harkimi në zonë i Bardhit gjen Dacin që ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.
Skënderbeu mori një tjetër sukses të rëndësishëm, duke mposhtur 2-1 Bylisin dhe duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë. Ballshiotët kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të me Desancic, por skuadra korçare do të kundërpërgjigjej në fundin e pjesës së parë, duke përmbysur gjithçka për dy minuta. Vangjeli dhe Berisha ishin autorët e golave. Skënderbeu tashmë ka 26 pikë, 3 më pak se Bylis.
KOHA JONË SONDAZH

