Araujo i jep një fitore të madhe Barcelonës ndaj Vallecanos (VIDEO)
Barcelona merr një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Rayo Vallecano në “Spotify Camp Nou”, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes së La Liga.
Golin e vetëm të takimit e realizoi mbrojtësi uruguaian Ronald Araújo, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje këndi të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga João Cancelo. Ky moment rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes dhe i dhuroi katalanasve tre pikë të arta në garën për titull.
Gjatë gjithë sfidës, miqtë nuk arritën të krijojnë rrezik real për portën e Barcelonës, duke u treguar të pafuqishëm përballë dominimit të vendasve.
Me këtë sukses, Barcelona ngjitet në kuotën e 73 pikëve në vendin e parë, ndërsa Rayo Vallecano mbetet në vendin e 14-të me 32 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

