FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arbeloa krijon një “armik” brenda skuadrës, raporte te tendosura me kapitenin

Situata në krahun e djathtë të Real Madrid është kthyer në një burim të hapur tensioni. Protagonist i kësaj situate është Dani Carvajal, i cili po përjeton një fund sezoni të vështirë, mes dëmtimeve dhe konflikteve me trajnerin.

Mbrojtësi spanjoll, që pritet të luajë ndoshta Botërorin e tij të fundit me Spanja, është penalizuar nga një dëmtim i rëndë që i ka kufizuar ndjeshëm minutat në fushë nën drejtimin e Alvaro Arbeloa.

Tekniku ka mbajtur një qëndrim të prerë, duke deklaruar publikisht se nuk do të bëjë asnjë lëshim apo trajtim të veçantë për lojtarin, vetëm për të lehtësuar një rikthim të tij në formë për kombëtaren. Sipas raportimeve të Sport, marrëdhënia mes dyshes është në pikën më të ulët, si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qendër të përplasjes qëndron edhe një histori e vjetër personale: vite më parë, ishte pikërisht një Carvajal i ri që i mori vendin titullar Arbeloas, duke e shtyrë këtë të fundit në stol. Sot rolet janë përmbysur dhe trajneri nuk duket i gatshëm të bëjë kompromise me ish-shokun e skuadrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me sezonin që po shkon drejt fundit mes polemikave të shumta, tensioni dhe konfliktet personale rrezikojnë që Carvajal të mbetet jashtë edhe në ndeshjet e fundit. Një skenar që do të shënonte një mbyllje të dhimbshme për një nga figurat më të rëndësishme të viteve të fundit në “Santiago Bernabéu”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?