Arbitri Enea Jorgji shënon sukses, por u pa i ashpër në Champions League

E marta e 19 shtatorit do të mbahet mend për arbitrimin shqiptar. Për herë të parë një trup gjyqtarësh nga Shqipëria vendosën drejtësi në një ndeshje të Champions.

Bëhet fjalë për Enea Jorgjin, i cili ishte kryesor i takimit Young Boys-Leipzig, ndërsa ndihmës ishin Ridigert Çokaj dhe Denis Rexha.

Jorgji u tregua i ashpër, pasi nxori nga xhepi 7 kartonë të verdhë, ndërsa në pjesën e dytë, pas konsulencës dhe me sistemin VAR, anuloi një penallti për austriakët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?