Argjentina finalistja e parë e Kupës së Amerikës, mposht pastër Kanadanë (VIDEO)

Argjentina është finalistja e parë e Copa Americas. Lionel Messi me shokë ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-0 ndaj Kanadasë në gjysmëfinale dhe të bëhen finalistët e parë të 15 korrikut, aty ku do të përballen me fituesen e çiftit Uruguai-Kolumbi.

Julian Alvarez i dha avantazhin Argjentinës në minutën e 22-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë la gjurmën e tij edhe Lionel Messi, i cili shënoi golin e dytë dhe vulosi kualifikimin.

Uruguai dhe Kolumbia do të përballen në gjysmëfinalen e radhës për të përcaktuar edhe skuadrën që do të diskutojë trofeun me Argjentinën më 15 korrik në “Miami Garden”.

Argentina 2-0 Canadá | ARGENTINA FINALISTA | Copa América 2024

SHKARKO APP