Argjentina shkatërron Brazilin, e mund me “poker” golash (VIDEO)

Argjentina i dhuroi një leksion të pastër futbolli 5 herë kampionëve të botës, Brazilit duke i mundur në shifrat 4-1. Pas vetëm 4 minutash lojë, Alvarez realizoi golin e parë.Kampionët në fuqi të botës ishin të papërmbajtshëm në fushë, në minutën e 12-të Enzo Fernandez realizoi edhe golin e dytë.

Një gafë në mbrojtje e argjentinasve, i dha mundësinë Cuhna-s të ngushtonte shifrat në minutën e 26-të me një goditje të saktë nga distanca.

Goli i pësuar vetëm sa ndezi sërish Argjentinën pasi në minutën e 37-të Mac Allister realizoi edhe golin e tretë, me mesfushorin e Liverpool që u koordinua në mënyrë perfekte dhe fluturimthi dërgoi topin në rrjetë.

Dorival u përpoq të rikthente Brazilin në lojë ku në pjesën e dytë realizoi tre zëvendësime të menjëhershme, por ekipi i tij shfaqi probleme të theksuara në mbrojtje.

Për të kompletuar “pokerin” e golave mendoi Giuliano Simeone, që brenda në zonë, përfitoi nga një gabim i mbrojtjes.  Pas kësaj humbje, Brazili zbret në vendin e katërt në kuotën e 21 pikë, 10 më pak se Argjentina.

ARGENTINA vs. BRASIL [4-1] | RESUMEN | ELIMINATORIAS SUDAMERICANAS | FECHA 14

SHKARKO APP