Armand Duka: Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët!

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Përmes një postimi në Facebook, Duka shpreh dhimbjen dhe respektin e thellë për figurën e Nanos, të cilin e cilëson si një njeri me dinjitet, një mik të veçantë dhe një politikan të pazëvendësueshëm.

“Fatos Nano u largua nga kjo jetë siç jetoi gjithmonë, me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte zotëri në çdo rrethanë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar mes nesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tosi do të më mungojë shumë. Si mik, si politikan, por mbi të gjitha si njeri. Ai që e ka njohur nga afër e di se ishte unik, i veçantë dhe i pazëvendësueshëm.

Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët!”, shkruan Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?