Armend Muslika, super talenti shqiptar që po bën namin me moshat e Tottenhamit

Armend Muslika po bën hapa të rëndësishëm në akademinë e Tottenhamit dhe tani mund të jetë pranë një momenti historik me klubin londinez. Mesfushori 17-vjeçar ka nënshkruar së fundmi kontratën e tij të parë profesionale me Tottenhamin, duke konfirmuar vazhdimin e aventurës me skuadrën angleze.

Muslika iu bashkua klubit në vitin 2022, në moshën 13-vjeçare, dhe që atëherë ka kaluar nëpër grupmoshat e akademisë së Tottenhamit. Me ekipin U-18, shqiptari ka zhvilluar 68 paraqitje, duke shënuar 38 gola dhe dhënë 10 asistime, shifra mbresëlënëse për një mesfushor.

Muslika mund të bëhet shqiptari i parë që luan një ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Tottenhamit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në akademinë e klubit ndodhet edhe një tjetër futbollist me prejardhje shqiptare, Leon Myrtaj, ndërsa Elliot Krasniqi ka qenë më parë pjesë e akademisë. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka debutuar deri më tani me ekipin e parë në një ndeshje zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paraqitjet e Muslikës në ekipet e moshave kanë marrë edhe vlerësime nga trajnerët e tij.

Pas një ndeshjeje në maj të vitit 2026, ku shqiptari shënoi katër gola ndaj West Bromwich Albion, trajneri i Tottenham U-18, Jamie Carr, e vlerësoi lart paraqitjen e tij.

“Armend krijoi tri momente që zhbllokuan Ëest Bromin në një mënyrë shumë të bukur dhe tregoi nivelin e tij në hapësira të ngushta, me aftësinë për të goditur përmes këmbëve të kundërshtarëve dhe për të realizuar me shumë finesë”, kishte deklaruar Carr.

Stërvitja me ekipin e parë të Tottenhamit nën drejtimin e trajnerit Roberto De Zerbi mund të jetë një tjetër sinjal se Muslika po afrohet gjithnjë e më shumë me skuadrën seniore. 5 gola në 6 ndeshje, janë një tregues i qartë se ai mund të jetë e ardhmja për Kombëtaren tonë dhe Tottenhamin.

20260919_Spurs18s_WC030 copy.jpg

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?