Arsenal dhe PSG pësojnë humbje para duelit vendimtar në Champions League

Arsenal dhe Paris Saint-Germain u mposhtën në ndeshjet e fundit të kampionateve respektive, duke shtuar presionin përpara përballjes së kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet të mërkurën.

Në Premier League, Arsenal u mposht 2-1 nga Bournemouth në “Emirates Stadium”. Pavarësisht se kaluan në avantazh me golin e Declan Rice në minutën e 34-të, “Topçinjtë” nuk arritën të ruajnë epërsinë. Bournemouth përmbysi rezultatin në pjesën e dytë me golat e Dean Huijsen dhe Evanilson, duke siguruar fitoren e parë historike në fushën e Arsenalit .

Ndërkohë, PSG pësoi humbje 2-1 në transfertë ndaj Strasburgut në Ligue 1. Trajneri Luis Enrique vendosi të pushonte shumicën e titullarëve, duke aktivizuar një formacion të dytë. Strasburgu përfitoi nga kjo situatë, duke shënuar dy gola në pjesën e parë. PSG reagoi në pjesën e dytë me golin e Bradley Barcola, por nuk arriti të shmangë humbjen, e cila i dha fund një serie prej 39 ndeshjesh pa humbje në transfertë në kampionat. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?