Arsenali fiton derbin e Londrës ndaj Chelsea-t dhe ruan kreun e Premier League
Arsenali mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Chelsea-t në javën e 28-të të Premier League, në një derbi londinez të zhvilluar në “Emirates Stadium”. Me këtë sukses, “Topçinjtë” ngjiten në kuotën e 64 pikëve në krye të renditjes, pesë pikë më shumë se Manchester City, edhe pse kanë zhvilluar një ndeshje më tepër. Chelsea mbetet në vendin e gjashtë me 45 pikë.
Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 21-të. Pas një goditjeje këndi, Gabriel devijoi topin me kokë brenda zonës, ndërsa William Saliba reagoi më shpejt se të gjithë duke e dërguar sërish me kokë në rrjetë.
Chelsea arriti të barazojë në kohën shtesë të pjesës së parë (45+3’), kur një krosim nga Reece James u devijua në mënyrë të pafat në portën e tij nga Piero Hincapié, duke rikthyer ekuilibrin.
Në minutën e 66-të, Jurrien Timber realizoi golin vendimtar pas një tjetër goditjeje këndi, këtë herë të ekzekutuar nga Declan Rice. Situata për Chelsean u vështirësua edhe më shumë në minutën e 70-të, kur Neto u ndëshkua me karton të kuq pas kartonit të dytë të verdhë. Një gol i shënuar në fund nga Chelsea, u anulua për pozicion jashtë loje.
KOHA JONË SONDAZH

