Arsenali ndalet në duelin ndaj Aston Villa-s, përfiton Liverpooli

Arsenali zhgënjen në shtëpi, teksa ndaj Aston Villas barazoi 2-2. Vendasit nga Londra realizuan dy herë me Martinelli dhe Havertz, duke të krijuar përshtypjen se 3 pikët janë të garantuara.

Gjithsesi nuk ndodhi kështu, pasi të besuarit e Emery vendosën ekuilibrat me Tieleman dhe Watkins. Arsenal është në vendin e dytë me 44 pikë, 6 pikë më pak se Liverpool kryesues. Aston Villa është në vendin e shtatë me 36 pikë.

SHKARKO APP