Arthur: Krenar për interesimin e Interit, por jam mire te Barcelona
Barcelona kërkon të transferojë me ngulm Lautaron Martinez gjatë verës, por do ta ketë të vështirë për të investuar shumën e 111 milionë euro për shkak të krizës nga koronavirus. Një nga emrat që mund të vendosen në tavolinë nga drejtuesit katalanas pritet që të jetë braziliani Arthur.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori është shprehur krenar për interesimin e zikaltëve, por nuk ka ndërmend që të largohet nga “Camp Nou”.
“Jam krenar që interesohet një klub i nivelit botëror për mua, me një grup dhe trajner të madh. Gjithsesi mendoj vetëm që të qëndroj te Barcelona, ndihem dhe e shoh veten këtu edhe për shumë vite”, deklaroi Arthur.
Në këtë mënyrë Barcelona ose duhet të paguajë klauzolën, ose duhet të gjejë një futbollistë tjetër që mund t’i interesoj klubit zikaltër për të ulur disi çmimin. /R.Lika-Koha Jone/