As Mancini dhe as Montella, Roma zgjedh një tjetër trajner

Roma është ende në kërkim të trajnerit të ri. Emri i ri, që tashmë duket një hap larg zyrtarizimit, është ai i Claudio Ranierit. Trajneri i njohur italian vjen i pari në preferencat e Friedkins.

Ranieri është nisur drejt Londrës (së bashku me agjentin Chiodi) për të takuar pronarët e Romës: në këtë pikë ai është kandidati i fortë për të marrë stolin verdhekuq, me Montellën dhe Mancinin që kanë humbur pozicione.

Ranieri është gati t’i thotë po Romës për aventurën e tij të tretë në stolin verdhekuq, pas eksperiencave të mëparshme, fillimisht midis viteve 2009 dhe 2011, dhe më pas në muajt e fundit të sezonit 2018/19.

Në orët në vijim pritet që të vijë edhe njoftimi zyrtar i Romës në lidhje me trajnerin e ri.

SHKARKO APP