Asllani gjithnjë e më larg Torinos, por nuk ka gjetur ende skuadër

Nuk ka zhvillime të reja në merkato lidhur me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani. Lojtari, i cili la Milano-n gjatë verës së kaluar, nuk ka gjetur hapësirën e duhur te Torino i trajnerit Baroni dhe aktualisht po pret të mësojë të ardhmen e tij.

Gazetari Alfredo Pedulla raporton se “e ardhmja e Kristjan Asllanit duket larg Torinos, pasi ai ka dalë nga planet e klubit, por aktualisht nuk ka pista të nxehta për një transferim.”

Mesfushori i vitit 2002, i huazuar nga Interi me opsion blerjeje, nuk ka treguar interes për negociatat me klubet e huaja që kanë shfaqur interes, përfshirë Girona dhe Paris FC, të cilat deri tani nuk kanë pasur zhvillime konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, pista italiane mbeten të qeta, pavarësisht sondazheve të Cagliari, Parma dhe Sassuolos. Situata mund të ndryshojë në ditët në vijim, ndërsa Asllani po vlerëson opsionet e tij për të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?