Atalanta fiton me “manita” ndaj Parmës dhe i afrohet kualifikimit në Champions (VIDEO)

Atalanta po shkon drejt një vendi në Champions League për sezonin e ardhshëm, pasi edhe në javën e 35 të Serie A, ka arritur të marrë pikët e plota.

Skuadra e Gasperini-t arriti të triumfojë 2-5 në transfertë ndaj Parma-s, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B. Golat erdhën nga katër autorë të ndryshëm: Muriel shënoi dopietë, ndërkohë që Malinovskiy, Pessina dhe Miranchuk vulosën shifrat.

Në ndeshjet e tjera të kësaj të diele në Serie A, Genoa u mund 1-2 nga Sassuolo, Verona-Torino u mbyll në barazim 1-1, ndërsa Cagliari mori një fitore mbijetese në sfidën direkte ndaj Beneventus, të mbyllur 1-3.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?