Atalanta fiton me përmbysje ndaj Udineses, merr momentalisht kryesimin
Atalanta arriti të merrte një fitore 2-1 ndaj Udineses. Miqtë realizuan të parët me Kamara, i cili shënoi një super gol nga distanca në fundin e pjesës së parë.
Bergamaskët reaguan në fillimin e pjesës së dytë, duke barazuar fillimisht me Pasalic, ndërkohë që Toure shënoi autogol pak minuta më vonë.
Në këtë sfidë u dëmtua Berat Gjimshiti, situata e të cilit shqetëson kampin e Atalantës dhe të kombëtares shqiptare.
Skuadra e Gasperinit shkon në krye të renditjes me 25 pikë, po aq sa Napoli.