Atalanta fiton me vuajtje ndaj Fiorentinës, rimerr vendin e katërt (VIDEO)
Atalanta merr një tjetër fitore që e mban në zonën Champions për sezonin e ardhshëm, duke fituar 2-3 në transfertën ndaj Fiorentinës. Zapata shënoi dy gola në pjesën e parë për Atalanta-n, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, Fiorentina u përgjigj me dy gola nga Vlahovic, i cili përfitoi edhe nga një gafë e Gjimshitit në golin e dytë.
Megjithatë, barazimi zgjati fare pak pasi Atalanta fitoi një 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë në zonës. Ilicic e ktheu në gol dhe Atalanta mori pikët e radhës, duke bërë që tashmë të shkojë me moralin e ngritur në ndeshjen mjaft të rëndësishme të javës së ardhshme ndaj Juventusit.
KOHA JONË SONDAZH

