FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atalanta mund Genoan dhe siguron biletën për në Champions League (VIDEO)

Atalanta siguron një biletë për Ligën e Kampionëve, këtë herë një javë para fundit të kampionatit, pasi triumfoi me rezultatin 3-4 në transfertën ndaj Genoas në “Marassi” dhe u ngjit në kuotën e 78 pikëve.

Zikaltrit dominuan totalisht pjesën e parë, duke shënuar tre herë me Zapatën, Malinovskiyn dhe Gosens, ndërsa pjesa e dytë u bë edhe më spektakolare, pasi Genoa shënoi tre herë me dopietën e Shomurodov dhe goli ne Pandev, ndërsa për miqtë nga Bergamo ishte Pasalic që vulosi fitoren.

Për shkak të bilancit më të mirë në ndeshje direkte me Juventusin, Atalanta siguron kështu matematikisht një vend në zonën Champions sezonin e ardhshëm, ndërsa bardhezinjtë, Milani dhe Napoli do të garojnë ende për dy vende të mbetura deri në fund të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?