FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atalanta shokon Juventusin, bardhezinjtë tashmë rrezikojnë Championsin (VIDEO)

Juventus bën një tjetër hap fals në Seria A, teksa tashmë rrezikon edhe vendin në Champions. Bardhezinjtë humbën minimalisht 1-0 në duelin direkt ndaj Atalantës, edhe pse në fakt luajtën mjaft mirë.

Pa Ronaldon, Pirlo i besoi Dybala-s nga minuta e parë. Skuadra torineze kishte komandën e lojës, por pa mundur që të gjejë golin me McKennie dhe Moratën, që nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.

Gjimshiti zhvilloi një tjetër ndeshje perfekte në mbrojtje. Kur u duk se gjithçka do të shkonte drejt një barazimi, 3 minuta nga fundi vjen një goditje e fortë e Malinovskyi-t, i cili u ndihmua edhe nga një devijim i Alex Sandros. Me këtë fitore Atalanta ngjitet në vendin e tretë me 64 pikë, dy më shumë se Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?