Atletico fiton ndaj Sociedad dhe “prek” titullin kampion në La Liga (VIDEO)

Atletico Madrid hedh një tjetër hap drejt titullit kampion në La Liga. Los Colchoneros triumfuan 2-1 ndaj Real Sociedad, teksa mbajnë vendin e parë me 80 pikë, 4 më shumë se Barcelona dhe 5 më shumë se Reali që ka një sfidë më shumë për të rikuperuar.

Skuadra e Simeones e zgjidhi ndeshjen që në gjysmën e parë të pjesës së parë. Carrasco dhe Correa ishin autorët e golave. 7 minuta nga fundi i ndeshjes Zubeldia drithëroi disi Atleticon, që do të vuante në minutat e fundit

Gjithsesi rezultati nuk do të ndryshonte, teksa Simeone do të festonte në fundin e takimit një sukses që ka shumë vlerë kur mbeten edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?