Atletico Madrid bie pas 15 fitoresh radhazi, mundet nga Leganes

Pas 15 fitoresh radhazi, që ishte një rekord historik për Atletico Madridin, vjen një humbje e papritur 1-0 në transfertën ndaj Leganes në javën e 20-të.

Goli i vetëm për vendasit u shënua në minutën e 50-të nga Nastasic. Në të 90-ën, “los colchoneros” patën mundësinë të barazonin, por Antuan Griezman gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë humbje skuadra e Simeones i jep mundësinë Barcelonës që ti afrohet në rast se fiton me Getafen dhe Realit ti marrë kreun në rast triumfi me Las Palmasin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?