Atletico Madrid dhuron spektakël në derbi, fiton me 5 gola ndaj Real Madridit
Atletiko Madridi i Diego Simeones ka dhuruar spektakël duke mposhtur 5-2 Real Madridin në derbin madrilen, një rezultat i bujshëm që nuk ndodhte prej 75 vitesh.
Heroi i mbrëmjes ishte Julian Alvarez, autor i një dopiete (me penallti në minutën e 50-të dhe me një goditje dënimi të shkëlqyer në të 64-ën). Serinë e golave për “Colchoneros” e hapën Le Normand (14’), Sorloth (48’) dhe në shtesë vulosi gjithçka Griezmann (94’).
Reali, i pafuqishëm përballë intensitetit të Atletikos, arriti të reagojë vetëm me golat e Mbappé (25’) dhe Arda Güler (36’), por nuk mjaftoi për të shmangur disfatën e parë të sezonit për skuadrën e Xabi Alonsos, që rrezikon tashmë të humbasë kreun.
KOHA JONË SONDAZH

