FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City bën gati 74 milionë euro dhe portierin për mbrojtësin e Newcastle

Manchester City po përgatit një lëvizje të rëndësishme në merkato për të forcuar repartin defensiv. Kampionët e Anglisë kanë vënë në shënjestër mbrojtësin e Newcastle United, Tino Livramento, i cili shihet si një profil ideal për filozofinë e lojës së Pep Guardiolës dhe si një investim strategjik për të ardhmen.

Sipas asaj që raporton “Fichajes”, klubi nga “Etihad” është gati të paraqesë një ofertë shumë të lartë: 74 milionë euro, shoqëruar edhe me kartonin e një lojtari, në përpjekje për të bindur drejtuesit e Newcastle. Emri që City ka vendosur në tryezë është ai i portierit James Trafford, i cili aktualisht nuk po gjen hapësira të mjaftueshme pas afrimit të Gianluigi Donnarumma.

Trafford, në kërkim të më shumë minutave dhe vazhdimësisë në Premier League, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester City. Për Newcastle, profili i tij përfaqëson një zgjidhje konkrete dhe të besueshme, duke pasur parasysh se klubi bardhezi kishte shfaqur interes për portierin anglez që në merkton e kaluar verore, para se City të mbyllte transferimin në momentet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e Newcastle, negociatat me një klub si Manchester City janë gjithmonë komplekse, por përfshirja e Traffordit në marrëveshje e bën ofertën më tërheqëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?