Atletico Madrid fiton me lehtësi ndaj Mallorca-s së Muriqit
Atletico Madrid arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Mallorcan me rezultatin e pastër 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të La Ligës, e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”.
Skuadra e Diego Simeones dominoi takimin nga minuta e parë deri në fund, duke treguar qartazi epërsi në lojë dhe efikasitet përpara portës kundërshtare. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 22-të, kur norvegjezi Alexander Sørloth zhbllokoi rezultatin, duke i dhënë qetësi dhe siguri mesfushës madrilene.
Në pjesën e dytë, presioni i vendasve u konkretizua sërish në minutën e 75-të, kur David López Juharó devijoi topin në portën e tij, duke dyfishuar avantazhin e Atlético Madrid. Tetë minuta nga fundi, ishte Thiago Almada ai që vulosi fitoren me golin e tretë, në minutën e 87-të.
Atlético Madrid shkon në kuotën e 44 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditjen e La Ligës, ndërsa Real Mallorca mbetet në vendin e 16-të me 21 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

