Atletico Madrid fiton titullin e 11-të në Spanjë
Atletico Madrid u shpall kampion i Spanjës për herë të 11 në historinë e klubit. Skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone i duhej fitorja në transfertë ndaj Valladolid dhe këtë fitore e arriti me vuajtje, pasi pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit.
Bardhekuqtë reaguan në të dytën, me Correa dhe Suarez që përmbysën rezultatin dhe i dhuruan titullin ekipit madrilen, që grumbulloi 86 pikë. Ky është titulli i dytë që Atletico Madrid fiton nën drejtimin e Simeones.
KOHA JONË SONDAZH

