Atletico Madrid ndalet si Reali, nuk fiton dot ndaj Celta Vigos

Atletico Madrid nuk përfiton nga ndalesa e Realit, teksa nuk ka mundur të shkojë përtej një barazimi 1-1 ndaj Celta Vigos. “Los Colchoneros” e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi mbetën me 10 lojtarë në minutën e 7-të, kur Barrios u ndëshkua me të kuq.

Miqtë gjetën avantazhin me Iago Aspas në minutën e 68-të, me sulmuesin që u tregua i saktë nga penalltia. Edhe pse në inferioritet numerik, Atletico ia doli të gjejë barazimin.

Në minutën e 81-të, ishte Sorloth që vendosi baraspeshën, duke shënuar vetëm pak minuta pasi u fut nga stoli. Atletico Madrid mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, 1 pikë më pak se Reali kryesues.

 

SHKARKO APP