Atletico Madrid në ankth, dëmtohet sërish Joao Felix
Në pritje të rifillimi të La Ligas, Atletico Madrid merr një lajm të keq nga infermieria. Së fundmi është dëmtuar ylli i skuadrës spanjolle, Joao Felix, në ligamentin e gjurit të majtë.
Portugezi u transferua menjëherë në klinikën e klubit për të parë shkallën e dëmtimit. Ditët e fundit kryeministri Pedro Sanchez dha dritën jeshile për rifillimin e futbollit profesionit më 8 qershor.
Joao Felix është dëmtuar disa herë këtë sezon, duke mos arritur që të tregojë vlerat e tij, edhe pse u ble për 126 milionë euro për të zëvendësuar Griezmann. Mbetet të shihet se sa i rëndë do të jetë dëmtimi, pasi mund të ndikojë në sezonin e Los Colchoneros. /R.Lika-Koha Jone/