Atletico rigjen fitoren ndaj Villareal, shkëlqen Joao Felix (VIDEO)

Atletico Madrid rikthehet në rrugën e fitoreve në La Liga pas dy hapave falas ndaj Levantes. Skuadra e Simeones triumfoi pastër 2-0 në transfertën ndaj Villareal.

“Los Colchoneros” do të kalonte në avantazh në minutën e 24-t me një autogol të Alfonso Pedraza-s. Villareal nuk arriti që të reagonte pas pësimit të këtij goli. Në minutën e 69-të, Joao Felix kontrollon mjaft mirë topin në hyrje të zonës dhe më pas godet fort në cepin e portës duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit.

Me këtë fitore Atletico Madrid mban vendin e parë me 58 pikë, me 5 pikë më shumë se Barcelona, por dhe me një sfidë më shumë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP