Aventura në Shqipëri, italianët talleshin me Tramexanin: Ti je i dëshpëruar! Pse luhet futboll aty?!
Sporti E Mërkurë, 26 Maj 2021 17:58
“Nuk kam frikë nga e ardhmja. Nëse do të dëgjoja ata të cilët para se të vija te Lugano më thoshin që nuk ishte klubi i duhur për mua, atëherë sot nuk do të isha këtu. Për të mos folur për 6 vite më parë, para se të shkoja te Shqipëria, kur njerëzit qeshnin me mua dhe më drejtoheshin duke më thënë: ‘Ti je i dëshpëruar! Pse luhet futboll në Shqipëri?’
Megjithatë unë shkova dhe nuk kishte një fushë apo një qendër sportive për t’u stërvitur. Nuk kam frikë sepse mendoj vetëm për të trajnuar dhe për të dhënë maksimumin”, u shpreh ish zv. trajneri i kombëtares shqiptare./panoramasport/
KOHA JONË SONDAZH

