Bajerni dominon në formacionin më të mirë të UEFA-s

Formacioni më i mirë i UEFA-s për vitin 2014, ka në përbërje tre kandidatë për Topin e Artë, Ronaldon si më jetëgjatë në këtë votim, dhe Bajer Mynih si ekipin me më shumë lojtarë. Përzgjedhja është realizuar në një votimin on-line ku morën pjesë mbi 8.6 milionë votues, 37 % e të cilëve zgjodhën skemën sulmuese 4-3-3, për një skuadër që do ta dëshironte çdo trajner në botë. Mes shtyllave Manuel Neuer, me një mbrojtje fantastike ku bëjnë pjesë Sergio Ramos, Philip Lahm, David Alaba dhe Diego Godin. Mesfusha është e tëra klas me Arjen Robben , Tony Kroos dhe Di Marian. Për sulmin nuk ka nevojë për komente. Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimoviç, për një tredhëmbësh, që është i ligjshëm vetëm në ëndrra. Siç mund të vihet, formacioni ideal i vitit dominohet nga lojtarë të Bajern Mynihu, që dominon me 4 futbollistë,dhe shkon në 5 nëse merret parasysh edhe Tony Kroos, i transferuar verën e kaluar te Reali i Madridit. Bavarezët ndiqen nga madrilenët me 3 lojtarë në formacionin e ëndrrave, pa llogaritur këtu Di Marian që tashmë është në Angli. Barcelona, Paris Saint Germain dhe Manchester United mund të krenohen me nga një përfaqësues. Këtë vit debutojnë për herë të parë në formacionin ideal 3 futbollistë, Godin, Di Maria dhe Kroos. Cristiano Ronaldo merr pjesë për një rekord prej 9  vitesh radhazi në formacionin e vitit, ishte këtë edicion më i votuari me 78 % të preferencave, duke lënë pas rivalët e Topit të Artë, Manuel Neuer me 65 % dhe Lionel Messi, që ka marrë 49 % të votave. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?