Bajerni i Mynihut kërkon sulmuesin e njohur nga Premier League
Bajernit të Mynihut nuk i mjafton vetëm Robert Lewandowski pasi drejtues të kampionëve në fuqi po mendojnë për të rritur konkurrencën në skuadër në mënyrë që lojtarët të japin maksimumin për të fituar vendin e titullarit.
Bavarezët i janë bashkuar garës për transferimin e sulmuesit të Evertonit, Romelu Lukaku, shkruan “Goal.com”.
Carlo Ancelotti është jetë një tifoz i madh i Lukakut dhe Bajerni mund të bëjë një lëvizje gjatë verës, ndërsa ende nuk bëhet me dije oferta në drejtim të Evertonit.
Kujtojmë që për Lukakun interesohet Manchester United dhe Chelsea.


