Bajrami “çmend” klubet e mëdha, Juvja dhe Inter nisin duelin për të

Nedim Bajrami po kalon një sezon fantastik te Empoli, duke qenë protagonist me gola dhe me asist. Disa skuadra të mëdha janë gati që ta rrëmbejnë në merkato, ndërkohë që Empoli i ka vendosur çmimin prej 10 milionë eurosh për ta lënë të lirë.

Napoli dhe Lazio për momentin janë dy skuadrat më aktive për trekuartistin kuqezi, pasi Spalleti dhe Sarri e shohin në projektin e tyre.  Nuk duhet harruar as Interi që pa me admirim ndeshjen e shkëlqyer të tij në Kupë, ndërkohë që Juventusi është penduar që nuk e mori në vitin 2019. Bardhezinjtë ishin shumë pranë transferimit të tij nga Grashoper, por më pas gjithçka dështoi.

Tani për momentin Empoli do të shijojë spektaklin e tij deri në verë, ndërkohë që më pas do të nisë lufta mes 4 ekipeve të mëdha për mesfushorin shqiptar. Bajrami ka shënuar deri më tani 8 gola, 5 në kampionat dhe 3 në Kupën e Italisë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP