Bakaj: Kjo javë vendimtare për Tiranën

Riaftësimi në kohë për ndeshjen me Vllazninë i Erando Karabecit dhe i Elis Bakajt, ishte lajmi më i mirë që mund të merrte trajneri Gugash Magani në prag të javës së 30-të të Kategorisë Superiore. Mesfushori me tipare sulmuese u mungon bardhebluve prej një muaji, por tashmë ndihet gati për të dhënë kontributin e tij në një moment vendimtar të sezonit.

“Kam thuajse 5 javë jashët fushës dhe jam stërvitur shumë individualisht për të dhënë kontribut për skuadrën në këtë fund sezoni. Shpresoj që prania ime ta ndihmojë ekipin që të fitojë në ndeshjet e mbetura, ku nuk lejohet asnjë hap i gabuar”.

Në këndvështrimin e Bakajt, Tirana në javët e fundit ka patur një ecuri të mirë, për faktin se mbetet në garë për të dy trofetë sezonale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mund të them se Tirana ka patur ecuri të keqe, sepse ne jemi në garë për të dy trofetë. Tani jeni në sprintin final ku duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takimin e radhës me Vllazninë, presionin e rezultatit e ndien Tirana, por Bakaj këmbëngul se bardheblutë do të arrijnë të marrin rezultatin e duhur, pse jo edhe me një gol të tij.

“Presion? Për ne ndaj Vllaznisë është ndeshja e radhës ku duhet të marrim fitoren. Nuk e di nëse do të luaj nga minuta e parë. Shpresoj që të shënoj dhe sigurisht të fitojë Tirana”.  

Bakaj shpreson që java e 30-të të flasë për 24-herë kampionët e Shqipërisë, duke shpresuar që Skënderbeu të ndalet nga Partizani ndërsa Kukësi nga Laçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?