Bakaj largohet nga Vllaznia, gati kontrata me një ekip në Malajzi

Elis Bakaj pritet të niset sot bashkë me menaxherin e tij, Uliks Kotrri drejt Malajzisë së largët, aty ku e pret një kontratë ‘faraonike’.

Fantazisti që mbylli sezonin mes polemikave te Vllaznia, sipas të gjitha gjasave do të firmosë me klubin e Perakut në ditët e ardhshme. Ka disa javë që lojtari po negocion me drejtuesit e klubit ku në sezonin e kaluar u aktivizua shkodrani Xhevahir Sukaj, shkruan Panorama Sport.

Paraqitja e mirë e sulmuesit që luan aktualisht te Partizani, ka bërë që klubi aziatik të hedhë sytë sërish nga tregu shqiptar. Kësisoj, Bakaj pritet të firmosë një kontratë 1-vjeçare, nga e cila do të marrë 20 mijë dollarë në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?