Balotelli ironizon: Duhet të nxirrnin Juventusin të parin …

Mario Balotelli, në një video live në Instagram, ka folur për momentin e vështirë që po kalon futbolli për shkak të Koronavirus, duke mos kursyer edhe një batutë për Juventusin.

“Lazio është një skuadër e madhe. Duhet të nxirrnin Juventusin në krye përpara se të ndalonin kampionatin. Uroj që kampionati të mos rinisë më, nëse ka qoftë dhe 1 rast, nuk duhet të rinisë më. E thashë që në fillim të ndalonim dhe njerëzit u mërzitën e mua. Tani e kuptuan mbase”.

Nuk ka sens të rinisim të luajmë, ndryshe do të shkojmë kështu deri në vitin 2021… Europiani duhet shtyrë, edhe Champions. Verdiktet e kampionatit? Nuk ka as fitues dhe as humbës, për mua ta shtojnë me 22 skuadra vitin tjetër duke përfshirë edhe ato që ngjiten dhe mbaron këtu”, deklaroi Balotelli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?