Barazim spektakolar Bournemouth dhe United në Premier League (VIDEO)
Barazim spektakolar në “Vitality Stadium”, aty ku Manchester United dhe Bournemouth ndanë pikët pas një sfide të mbushur me emocione, e vlefshme për javën e 31-të të Premier League. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, në një përballje që dhuroi spektakël në pjesën e dytë.
Pas një pjese të parë të balancuar, ishin “Djajtë e Kuq” që zhbllokuan sfidën në minutën e 61-të, kur Bruno Fernandes u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por gëzimi i miqve zgjati shumë pak, pasi vetëm pak sekonda më vonë, Ryan Christie barazoi shifrat për vendasit, duke rikthyer menjëherë ekuilibrin.
Skuadra e drejtuar nga Michael Carrick reagoi sërish dhe në minutën e 72-të kaloi përsëri në avantazh, falë një autogoli të James Hill. Megjithatë, momenti kyç i takimit erdhi në minutën e 78-të, kur mbrojtësi Harry Maguire u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Manchester United me një lojtar më pak.
Epërsia numerike u shfrytëzua nga Bournemouth, që fitoi një penallti në minutën e 81-të. Nga pika e bardhë nuk gaboi Eli Kroupi, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2. Pas këtij barazimi, Manchester United ngjitet në kuotën e 55 pikëve, duke mbajtur vendin e tretë në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

