FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barazoi rekordin e Gerd Muller, Lewandowski: Krenar që po shkruaj historinë!

Robert Lewandowski barazoi sot rekordin e legjendës Gerd Muller. 40 gola sezonale në Bundesligë për sulmuesin e Bayern Munchen, i cili ka edhe një ndeshje në dispozicion për t’i përmirësuar shifrat e tij të jashtëzakonshme.

Sulmuesi 32-vjeçar ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram”, aty ku shpreh emocionet e mëdha dhe falënderon Bayern Munchen.

“Arrita një objektiv që dukej i pamundur po ta imagjinoje kohë më parë. Jam tepër krenar që kam shkruar historinë me Bayern Munchen dhe që jam një nga protagonistët e një përralle që tifozët do ua tregojnë djemve të tyre, duke ndjekur gjurmët e një legjende si Gerd Muller.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rekordet individuale bëhen të mundura falë shokëve të skuadrës, dua të falënderoj edhe stafin teknik. Unë kam gjithmonë pritshmëri të mëdha nga vetja, dua të thyej çdo barrierë. Ky është stili im, faleminderit që besuat tek unë“, shkroi sulmuesi polak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?