Barça ndërron mendje për Suarez? Atletico kontakton Cavanin

“Po prishet marrëveshja për Suarez”. Kështu e titullon spanjollja “AS” lajmin që flet mbi tratativat e transferimit të uruguajanit te Atletico Madrid.

Një titull që tregon gjithçka po ndodh në shtëpinë “Los Colchoneros”.

Mesa duket Barcelona ka ndërruar mendje për sulmuesin uruguajan dhe tashmë në orbitën e madrilenëve është një bashkëkombas i Suarez, raportojnë mediat italiane, përcjell Ora News.

Drejtues të Atletico Madrid kanë nisur kontaktet me menaxherin e Edinson Cavani, të cilit i ka mbaruar edhe kontrata me PSG.

Një ditë më parë, siç raportuam edhe në Ora News, Cavani i ishte vetëofruar Real Madrid por klubi “Los Blancos” ishte tërhequr për shkak të pagës së futbollistit, 7 milionë euro në sezon.

SHKARKO APP