Barcelona bën gati kontratën e përjetshme me Lionel Messin
Lionel Messit i përfundon kontrata në muajin qershor, teksa me shumë mundësi ai do të vijojë aventurën me ekipin katalanas. Edhe pse verën e kaluar ai shprehu dëshirën për të ndryshuar skuadër, duket se gjërat kanë ndryshuar.
Kapiteni kërkon një skuadër të fortë për të fituar Champions League dhe ky është kushti kryesor për të rinovuar. Nga ana tjetër, Joan Laporta ka shprehur gatishmërinë e tij direkte për të plotësuar këtë dëshirë të Messit dhe ka nisur punën, teksa ka bërë gati edhe kontratën e re të Messit.
Nga ajo që bëhet me dije, Laporta ka përgatitur një kontratë të përjetshme për Messin. Përveç pagës gjatë kohës si futbollist i Barçës, Messi do të marrë një pension të përvitshëm nga Barcelona pasi të lërë futbollin.
Kjo do e lidhë Messin me klubin për të marrë role menaxhuese dhe drejtuese në klub. Përtej kësaj kontrate, Messi do të jetë i lirë të lërë Barcelonën kur ta ndiejë dhe të mbyllë karrierën në SHBA apo Argjentinë.
KOHA JONË SONDAZH

