Barcelona bën një ofertë të fundit për Lewandowskin

Barcelona është gati të paraqesë një ofertë të re dhe të fundit për Bayern Munich për të bërë të mundur transferimin e Robert Lewandowskit në Spanjë.

Mediet gjermane bëjnë me dije se Barça është ë gatshme të paguajë 50 milionë euro për polakun. Ende nuk dihet nëse bavarezët do ta pranojnë një ofertë të tillë, pasi kampionët e Gjermanisë kanë kërkuar jo më pak se 60 milionë euro për sulmuesin 33-vjeçar.

Kontrata e Lewandowskit me Bayern skadon vitin e ardhshëm dhe nëse klubi gjerman nuk pranon ta shesë rrezikon ta humbasë polakun me parametra zero.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?