Barcelona bën ofertën e parë për të rikthyer Neymar nga PSG-ja
Neymar është objektivi i madh i merkatos së Barcelonës gjatë kësaj vere. Ditën e djeshme në mediet spanjolle u raportua se kanë nisur kontaktet e para.
PSG nga ana tjetër nuk ka ndërmend që të heqë dorë prej brazilianit, madje po tenton që të rinovojë kontratën me te. Barcelona ndërkohë mbështet më shumë në dëshirën e madhe të Neymar për t’u rikthyer.
Mediet katalanase kanë zbuluar edhe ofertën që Barcelona do nisë për Neymar. Bëhet fjalë për 60 milionë euro në mënyrë direkte, plus një lojtar të katalanasve.
Mbetet për t’u parë se cili nga katalanasit do përfshihet në këtë operacion, teksa nuk sytë e të gjithëve shkojnë te Coutinho.
KOHA JONË SONDAZH

