FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona blen lojtarin e Milanit

Gerard Deulofeu rikthehet te Barcelona. Klubi katalanas ka ushtruar të drejtën e riblerjes së sulmuesit nga Evertoni. Sipas marrëveshjes së vitit 2015, kur 23-vjeçari la katalanasit për të provuar veten në Premier League, Barcelona mund ta rikthejë lojtarin duke paguar “vetëm” 12 milionë euro.

Sigurisht, kjo nuk është vlera reale e spanjollit, por në “Camp Nou” së paku duan të përfitojnë prej tij, sepse që këtë verë mund ta shesin për dyfishin e shumës.

“Barcelona ka aktivizuar klauzolën e riblerjes për Gerard Deulofeun. Në ditët e ardhshme do të mbyllim marrëveshjen me Evertonin dhe lojtarin. Kontrata e Deulofeut do të përfundojë më 30 qershor 2019”, njoftoi sot klubi katalanas.

Swiss Digital Desktop Reklama

I huazuar në janarin e shkuar, Deulofeu luajti 17 ndeshje me Milanin në Serie A, ku shënoi katër gola dhe dhuroi performanca shumë të mira, me të cilat fitoi mundësinë për t’u rigrumbulluar në kombëtaren e Spanjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht ai po udhëheq si kapiten përfaqësuesen U-21 të vendit të tij në Kampionatin Evropian të Polonisë, e cila sonte do të përballet me Gjermaninë në finale. Skuadrat e interesuara për të deri tani janë Roma, Milani dhe Juventusi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?