Barcelona-Çelsit e Sitit: E doni Mesin, paguani mbi 600 mln euro!
Kush e do Messin duhet të paguajë mbi 600 milionë euro: është kjo shifra marramendëse që zbulohet nga tabloidi britanik “Sun”, teksa kjo shifër i është kërkuar nga Barcelona ekipeve që janë interesuar për të ditur vlerën e kartonit të tij. Pas spekulimeve se Chelsea e Manchester City kanë kërkuar të futen në bisedime me klubin katalanas, dhe se kartoni i tij mund të shitet për 250 mln euro, Barcelona e ka tepruar për të mos thënë se u ka mbyllur “gojën”, duke kërkuar një shifër me mbi 600 mln euro. E thënë ndryshe kartonët e tërë lojtarëve të Çelsit, e të Mançester Sitit bashkë, nuk vlejnë aq para.
KOHA JONË SONDAZH

