Barcelona ende nuk ka paguar Bayernin për Lewandowskin
Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vjet nga transferimi i Robert Lewandowskit te Barcelona, çështja financiare e këtij kalimi nuk është mbyllur ende.
Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, klubi katalanas i detyrohet ende 20 milionë euro Bayern Munchenit nga marrëveshja e arritur në verën e vitit 2022, kur sulmuesi polak u transferua në “Camp Nou” për një shumë totale prej 45 milionë eurosh, të ndarë në disa këste.
Burime pranë klubit gjerman konfirmojnë se Bayerni ka marrë vetëm rreth gjysmën e shumës, ndërsa pjesa tjetër mbetet e papaguar. Nuk dihet ende se kur Barcelona do të shlyejë detyrimin, pasi gjendja financiare e klubit mbetet e vështirë, me borxhe dhe shpenzime të larta që e kanë shoqëruar edhe në sezonet e fundit.
Robert Lewandowski, pavarësisht situatës ekonomike të klubit, mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës, duke kontribuar me gola e përvojë në sulmin blaugrana që prej mbërritjes së tij nga Mynihu.
KOHA JONË SONDAZH

