Barcelona ëndërron rikthimin e Guardiolës në krye të ekipit

Josep Pep Guardiola manager / head coach of FC Barcelona celebrates with the UEFA Champions League Trophy (Photo by AMA/Corbis via Getty Images)

Barcelona ëndërron një rikthim të bujshëm të Pep Guardiolës. Lajmin e konfirmon në formatin online gazeta “Sport”, sipas së cilën presidenti Joan Laporta e sheh trajnerin aktual të Manchester City-it si opsionin më të mirë për të zëvendësuar Koeman.

Drejtuesit katalanas nuk janë të kënaqur me punën e këtij të fundit, ndaj dhe kanë vendosur për të marrë 10-15 ditë kohë për të marrë një vendim përfundimtar.

Me shumë mundësi holandezi nuk do të konfirmohet në pankinë, ndërkohë që për të ardhmen mund të mendohen edhe opsione të tjera nëse dështon një rikthim i mundshëm i Guardiolës, që ka rinovuar kontratën me City-in. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?