FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona është ekip “dembel”, vrapuan 16.6 km më pak ndaj Slavias

Barcelona po kalon një nga momentet më të vështira të sezonit. Një nga problemet kryesore lidhet me lojën e treguar, por mbi të gjitha për faktin që është skuadra që vrapon më pak se të gjithë rivalët. Krahasimi me ekipet e tjera është i frikshëm, pasi në ndeshjen ndaj Slavias së Pragës, çekët kanë bërë 66.4 kilometra më shumë se katalanasit.

 

Skuadra e Valverdes mesatarisht bën 105.1 kilometra në një ndeshje ose 420.4 në 4 duelet, ndërkohë që lojtarët e Slavias kanë bërë në total 121.7 kilometra në sfidën e fundit dhe 486.8 në total. Në ndeshjen më të mirë në këtë sezon, blaugranët kanë vrapuar 111 kilometra, 10.6 më shumë se në duelin e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kjo nuk ishte  e mjaftueshme, pasi rivalët bënë shumë më tepër 125.3. Krahasimi me rivalët e tjerë në grupin ku bëjnë pjesë, janë edhe më negative. Interi është skuadra që ka vrapuar më shumë pas 4 ndeshjeve 459 kilometra, e ndjekur nga Dortmundi 455, teksa verdhezinjtë kanë vrapuar 35 km më shumë se blaugranët deri më tani. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?