Barcelona fiton me “manita” sfidën ndaj Sevillas në La Liga

Barcelona merr një fitore të madhe 5-2 ndaj Sevilla në ndeshjen e javës së 28-të të La Liga, e zhvilluar në stadiumin Spotify Camp Nou.

Skuadra katalanase kaloi shpejt në avantazh, me sulmuesin brazilian Raphinha që realizoi golin e parë në minutën e 9-të nga një penallti, për të shënuar më pas edhe golin e dytë në minutën e 21-të nga një tjetër penallti.

Barcelona vazhdoi dominimin gjatë pjesës së parë, me Dani Olmo që shënoi golin e tretë në minutën e 38-të. Sevillës i arriti të ngushtojë diferencën në minutat shtesë të pjesës së parë, në minutën 45+4, përmes Ouso.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Raphinha shkëlqeu sërish dhe shënoi golin e katërt për Barcelonën dhe të tretin personal në minutën e 51-të. Më pas, Joao Cancelo vulosi rezultatin duke realizuar golin e pestë për vendasit në minutën e 60-të, ndërsa Sevillës i shërbeu Djibril Soë për golin e dytë në minutën 90+2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore, Barcelona ngritet në kuotën e 70 pikëve dhe forcon vendin e parë në renditjen e La Ligës, ndërsa Sevilla mbetet në vendin e 14-të me 31 pikë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?