FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona fiton me vuajtje ndaj Valencias, dopietë e Lionel Messit (VIDEO)

Barcelona është rikthyer te fitoret në La Liga, duke marrë një sukses 3-2 kundër Valencias në transfertë. Skuadra e Koeman është ngjitur në kuotën e 74 pikëve, 2 më pak se Atletico, një skuadër që do ta sfidojë javën e ardhshme.

Fraksioni i parë dhuroi pak raste shënimi me Barcelonën që ishte pak më këmbëngulëse. Në fillimin e pjesës së dytë, Valencia kaloi në avantazh me një gol të shënuar nga Gabriel Paulista me kokë, pas një dalje të gabuar të Ter Stegen.

Barcelona u kundërpërgjigj menjëherë duke vendosur baraspeshën me Lionel Messin, i cili gaboi penalltinë, por shënoi në vijimin e aksionit. Skuadra Blaugrana mori zemër nga ky gol, teksa do të realizonte edhe dy të tjerë me Griezmann dhe Messin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valencia nuk u dorëzua, pasi 7 minuta nga fundi i ndeshjes, Carlos Soler, do të shënonte një super gol nga distanca. Gjithsesi deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte më. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?