Barcelona gati të blindojë Flick, i ofron kontratë deri në vitin 2027

Trajneri gjerman i Barcelonës, Hansi Flick, ka tejkaluar çdo pritshmëri në krye të skuadrës katalanase këtë sezon. Performanca e lartë e skuadrës nën drejtimin e tij ka bërë që presidenti Joan Laporta të jetë i vendosur ta mbajë Flick në klub, duke tentuar ta lidhë atë me një kontratë të re.

Megjithatë, vetë Flick ka qenë i rezervuar për të ardhmen e tij, duke theksuar shpesh se fokusi i tij është te e tashmja dhe se nuk e sheh veten në klub për shumë vite. Kontrata aktuale e teknikut gjerman skadon verën e ardhshme, pasi ai firmosi një marrëveshje dyvjeçare kur mori drejtimin.

Sipas “Marca”, rinovimi tashmë është arritur dhe do të zgjasë deri në vitin 2027, por njoftimi zyrtar do të bëhet vetëm pas përfundimit të sezonit. Kjo vonesë lidhet me disa arsye, duke nisur nga dëshira e vetë Flick për të shmangur shpërqendrimet në këtë moment vendimtar të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër faktor është kufiri i pagave që ka vënë në vështirësi Barcelonën në muajt e fundit. Klubi duhet të gjejë një mënyrë për të regjistruar kontratën e re, gjë që nuk është aspak e lehtë në kushtet aktuale financiare. Blaugranat shpresojnë ta zgjidhin këtë çështje përpara fundit të qershorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rinovimi i Flick do të zgjasë përtej ciklit aktual zgjedhor në klub, me Laportën që pritet të kandidojë sërish në vitin 2026. Kontrata përfshin gjithashtu një klauzolë largimi për të dyja palët në rast se drejtimi i klubit kalon në duar të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?